info-kosova2019

Me te rejat

Ambasadorja e Finlandës uron Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare

38 minuta

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në një takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Në njoftimin e bërë nga VV thuhet se ambasadorja Stjernvall ka uruar Kurtin për rezultatet e arritura në zgjedhjet parlamentare, transmeton Telegrafi.

“Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, z. Kreshnik Ahmeti, mirëpritën në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, shkëlqesinë e saj, znj. Pia Stjernvall dhe këshilltaren në Ambasadën e Finlandës, znj. Trinka Jusufi. Znj. Stjernvall uroi kryetarin Kurti për rezultatin e arritur në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe vlerësoi me notë pozitive procesin e rregullt zgjedhor, i cili u monitorua edhe nga vëzhguesit e Ambasadës së Finlandës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Tutje në njoftim thuhet se në takim është diskutuar nevoja që Qeveria e ardhshme të realizojë reforma në sektorë të ndryshëm të vendit, me theks të veçantë në sistemin arsimor.

“Në takim pati pajtueshmëri që përvojat dhe ekspertiza nga sistemi arsimor i Finlandës do ta ndihmonin reformën dhe përmirësimin cilësor të sistemit arsimor të Republikës së Kosovës. Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kryetari Kurti përsëriti qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që për dialogun më e rëndësishme është përmbajtja, sesa afatet kohore, dhe tri parimet për të shëruar pasojat e qasjes së gabuar paraprake: jo marrëveshje pa dialog; jo dialog me harta; dhe, jo presidentët e shteteve mbi harta”, përfundon njoftimi.

Ambasadorja Stjernvall  po ashtu i dhuroi  Kurtit dy libra mbi inovacionet shoqërore të Finlandës, si dhuratë për rezultatin zgjedhor dhe si ndihmë për zgjidhjen inovative të problemeve më të cilat përballet vendi.
 

Latifi: PDK-në nuk e ka mundur as VV-ja e as LDK-ja, por vetë PDK-ja

2 orë

Kandidati për deputet nga PDK, Blerim Latifi ka thënë se subjektin të cilin ai i takon në këto zgjedhje nuk e ka mundur as Vetëvendosja e as LDK-ja.
Latifi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se PDK-në e ka mundur PDK-ja, lufta e paskrupullt e kandidatëve të saj për t’ia grabitur votat njëri tjetrit!

“Natyrisht, këtë luftë e kanë fituar ata që kanë pasur pare dhe kanë kontrolluar infrastrukturën dhe logjistikën e partisë, për qëllime të veta. I vetmi njeri aty që ka menduar për fatin e partisë ka qenë kryetari i saj. Ai ka qenë i vetmuar në luftën e tij për ta shpëtuar PDK-në. Përpjekjen e tij, Kadare do ta quante “Fushata e vetmisë së madhe”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë:

PDK- në nuk e ka mundur VETËVENDOSJA, e as LDK-ja! PDK- në e ka mundur PDK-ja: lufta e paskrupullt e kandidatëve të saj për t’ia grabitur votat njëri tjetrit! Natyrisht, këtë luftë e kanë fituar ata që kanë pasur pare dhe kanë kontrolluar infrastrukturën dhe logjistikën e partisë, për qëllime të veta. I vetmi njeri aty që ka menduar për fatin e partisë ka qenë kryetari i saj. Ai ka qenë i vetmuar në luftën e tij për ta shpëtuar PDK-në. Përpjekjen e tij, Kadare do ta quante “Fushata e vetmisë së madhe”.
Kam hyrë në garë, sepse i kam besuar platformës së tij për vendin dhe partinë, platformë në të cilën kam punuar edhe vetë dhe e kam mbrojtur publikisht në debatet e fundit; dhe gjatë kohës kur unë e mbroja PDK-në në studiot televizive, njerëz të saj, në terren, bënin fushatë kundër meje. Ky është një shëmbull tipik që tregon se në PDK interesat klanore janë mbi ato të partisë. Kështu unë e mësova praktikisht se kundështarët më primitivë nuk i kam në partitë tjera, por brenda PDK-së. Dhe, më e dhimbshmja ka qenë kur kam parë mjerimin politik në të cilin e kanë zhytur Drenicën, ku votat janë blerë me nga 5 deri në 10 euro, ose me metra drush për dimër, ose me lëmosha të tjera. Aty ku njerëzit shesin të drejtat e tyre politike, aty është i pakuptimtë çdo debat dhe çdo ide politike. Aty është qesharake të mendosh dhe të sillesh sipas termave të politikës normale demokratike. Në ambiente të tilla politike, idetë e mira janë të destinuara ta humbin betejën me paratë e pista, të marra nga korrupsioni e zhvatja e shtetit dhe me premtimet e rreme për t’i punësuar njerëzit në institucionet publike, në mënyrë të paligjshme. Kjo është një betejë e humbur, por Kosova ka me fitu luftën kundër bijve të saj të ligj, të cilët për pushtet janë në gjëndje të shkelin mbi çdo normë, mbi çdo vlerë, e madje edhe të shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve të këtij vendi.
Në fund dua t’i falenderoj nga zemra votuesit e mi në Skënderaj, të cilët e mposhtën frikën, thirrjet kërcënuese, propagandën e ndyrë kundër meje, presionin e pareve të ndyta, dhe më mbështetën. Ata janë njerëz të shpresës dhe unë kurrë nuk do t’i harroj. Ndërkaq, njerëzve të mirë të PDK-së ua uroj gjithë të mirat në jetën dhe familjet e tyre. Ata janë shumica dhe meritojnë të respektohen dhe të mbështeten.

Numri i votave që morën kandidatët e LDK-së në Pejë

7 orë

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave të rregullta, ku deri më tash sipas rezultateve Lëvizja Vetëvendosje është e para, e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës dhe e treta Partia Demokratike e Kosovës.

E votat e kandidatëve për deputetë, tashmë veç se kanë filluar të bëhen të ditura ndonëse ende jo zyrtarisht.

Telegrafi ka siguruar listën me numrin e votave që kanë marrë kandidatët nga LDK në komunë e Pejës.

Në këtë listë me numrin më të madh të votave është kandidatja e kësaj partie për kryeministre Vjosa Osmani me gjithsejtë 12 mijë e 671 vota.

Menjëherë pas saj i dyti me numrin më të madh të votave është Kujtim Shala me 7537 vota.

Pasatja radhiten Shkumbin Gashi, Frashër Demaj, Faik Zekaj, Brahim Selimaj, Suzana Muriqi, Arben Gashi etj. /Telegrafi/

Më poshtë lista e plotë:


Haradinaj pas takimit me delegacionin gjerman: Gjermania mbështet mosndryshimin e kufijve të Kosovës

4 orë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar një delegacion nga Parlamenti Federal i Gjermanisë.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në këtë takim është diskutuar për mbështetjen e Gjermanisë në liberalizimin e vizave, dhe për qëndrimin konsistent të Gjermanisë për mosndryshim të kufijve.

Ai ka shkruar se delegacionit gjerman i ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të jetë pa kushte, që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Kosova është mirënjohëse për angazhimin konkret dhe të drejtë të Gjermanisë, në proceset më të rëndësishme të vendit dhe në rrugën tonë të integrimit. Këtë vlerësim ua shpreha sot, delegacionit nga Parlamenti Federal i Gjermanisë, konkretisht përfaqësuesve nga Nënkomiteti për Parandalimin e Krizave Civile, Menaxhimin e Konfliktit dhe Veprimeve te Integruara, të kryesuar nga deputeti Ottmar von Holtz.

Theksova se procesi i Berlinit, i iniciuar nga shteti Gjerman, mbetet instrumenti më i rëndësishëm i integrimit të Ballkanit në Europë dhe si vend kemi qenë tejet konstruktiv karshi detyrimeve tona. Në këtë frymë, mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, është i domosdoshëm, si një e drejtë e qytetarëve tanë dhe një konfirmim i orientimit tonë euro-atlantik.

Kosova ka dëshmuar pjekuri të lartë politike dhe demokratike në zgjedhjet e fundit në vend, duke e konfirmuar faktin se jemi një vend stabil, kontribues për paqe në rajon dhe shembull i zbatimit të rendit dhe ligjit. Qëndrimi konsistent i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm.
Theksova po ashtu se dialogu Kosovë – Serbi duhet të jetë pa kushte, që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.

Fillon takimi Kurti-Mustafa-Osmani

3 orë

 

E plotësuar- Në njërin nga hotelet e Prishtinës ka filluar takimi në mes të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kandidates për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani.

Takimi i Kurtit me Osmanin dhe Mustafën mbahet për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm qeverisës.

Dyfishoni investimet tuaja duke blerë banesë në Linda Premium Residence

Në zgjedhjet e 6 tetorit Vetëvendosje doli e para duke lënë shumë prapa LDK-në e Isa Mustafës.

Osmani dhe Mustafa në pritje të takimit me Kurtin

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe kandidatja për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani tashmë kanë arritur në njërin nga hotelet e Prishtinës ku pritet që të takohen me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Takimi i Kurtit me Osmanin dhe Mustafën mbahet për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm qeverisës.

Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit ku Vetëvendosje doli e para me mbi 200 mijë vota, duke lënë prapa LDK-në. /KP/
 


Super oferta për Stamboll




 

Rinumërimi i 313 vendvotimeve nis sot pasdite

7 orë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur dje, mori vendim që të rinumërohen 313 vendvotime.

10 vendvotime do të rinumërohen pasi sipas QNR këto vendvotime nuk kanë arritur të procesohen si të rregullta për shkak të parregullsive, ndërsa 303 vendvotime, do të rinumërohen për shkak të gabimeve teknike në formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve.

Rinumërimi i votave nga këto 313 vendvotime do të fillojë sot pasdite. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Sot pasdite fillon rinumërimi i 313 vendvotimeve për të cilat vendosi KQZ-ja një ditë më herët. Rinumërimi do të bëhet në transparencë të plotë, në prezencë të vëzhguesve”, tha Elezi.

Koordinatori i Qendrës për Numërimin e Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj, ka treguar dje në mbledhjen e mbajtur për parregullsitë që kanë hasur gjatë procesit të numërimit.

KQZ vendos për rinumërim të 313 vendvotimeveKQZ vendos për rinumërim të 313 vendvotimeve
 

“Në QNR një numër i rezultateve nuk ka mundur të procedohet siç ishte ndërrimi i shiritave apo edhe mospërputhjet me faqe. Në i kemi dërguar në karantinë dhe i kemi bashkangjitur raportet. Ky raport thotë se duhet patjetër te nunërohet. Në disa vendvotime mungon përputhja me fletëvotime”, tha ai.

Kurse kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se formularët janë shtypur gabimisht. Ajo tha se sekretariati është bartës i shtypjes të cilët janë shpërndarë në të gjithë Kosovën.
 

Gjykata Penale i merr pasaprtat Remenskit dhe të atit të Boki 13

30 minuta

Deputetes Frosina Remenski dhe të atit të Bojan Jovanovskit – Boki 13, Mile Jovanovskit, do t’u merren pasaportat, dhe do të kenë ndalesë që të braktisin Shkupin. Ata kohë pas kohe duhet të paraqiten në gjykatë. Asistentes së Mile Jovanovskit i merret vetëm pasaporta.

Ky është vendimi i Gjykatës Penale të Shkupit sot për tre të dyshuarit për rasin ‘Haraçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë për caktimin e masave t kujdesit për tre persona, personat gjatë ditë së sotme, para gjykatësit në procedurë paraprake i deklaruan rreth propozimit. Duke vlerësuar faktet dhe dëshmitë në propozim si dhe deklaratat e të dyshuarve, gjykatësi në procedurë paraprake mori vendim ku pranohet propozimi dhe të dyshuarve F.T.R dhe M.J ju ndaloi lëshimin nga vendbanimi”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata gjithashtu ju mori pasaportat ndërsa personit H.B i shqiptoi masën e kujdesit.

Kundër këtij vendimit, thuhet në njoftimin e gjykatës, të akuzuarit mund të ankohen para Këshillit Gjyqësor.
 

Mustafa për takimin me Kurtin: Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri

41 minuta

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për takimin që kishin së bashku me kandidaten për kryeministre në zgjedhjet e fundit nga LDK, Vjosa Osmani, si dhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Mustafa në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në këtë takim janë diskutuar mundësitë e bashkëqeverisjes LDK-VV.

Ai ka shkruar se pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqen të gjejnë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.

Të nderuar qytetarë

U takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK- VV, si dy subjekte që dolën fituese në këto zgjedhje.

Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.

Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së“, ka shkruar Mustafa.
 

Kurti dhe Osmani japin detajet e bashkëqeverisjes

2 orë / E përditësuar

Ka përfunduar takimi i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidates për kryeministre në zgjedhjet e fundit nga LDK, Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi, Vjosa Osmani, në një prononcim për media ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar në nivel të parimeve për bashkëqeverisje.

Blej dyshekun më cilësor në treg, fito dhurata në vlerë 100€

“Diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes tani pas një procesi të mirë zgjedhor që kaluam. Sot kemi diskutuar më shumë në nivel të parimeve, jo detajeve. Por, me rëndësi është që të dyja partitë treguam vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë dhe për të punuar në interes të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo, përcjell Telegrafi.

Osmani ka thënë se është diskutuar për numrin e ministrive dhe punës në interes të qytetarëve.

“Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimet tona kryesisht sa i përket një qeverie e cila do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive por, do të rritet sa i përket punës së mirë në interes të qytetarëve. Është me rëndësi të presim numërimin e të gjitha votave para se ta arrijmë marrëveshjen finale por ka vullnet të mirë nga të dyja palët që marrëveshja të arrihet”, është shprehur Osmani.

E pyetur se kush do ta marrë pozitën e kryeministrit, ajo ka thënë se kjo do të konfirmohet kur të numërohen të gjitha votat.

“Ne si LDK e kemi deklaruar edhe më parë që po presim rezultatin final dhe nëse rezultati konfirmohet kushdo që ka marrë më shumë vota, ne nuk do të hezitojmë që në bashkëqeverisje kushdo që ka fituar ta marrë pozitën e kryeministrit. Ndërsa ku do të jem unë është vendim që do ta marrë në bashkëpunim me partinë”, ka thënë Osmani.

Ndërsa lideri i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se pritjet e qytetarëve janë të larta dhe nuk duhet humbur kohë.

“Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritjet e qytetarëve janë të larta. Ne kemi filluar bisedimet duke nisur me idenë e përbashkët që ta zbatojmë për qeverinë sa më efikase dhe për shtet sa më të fuqishëm. Synimi ynë është t’i dalim Zot nevojave të qytetarëve, të respektojmë të drejtat e tyre dhe ta orientojmë shtetin nga zhvillimi, demokracia, si dhe mirëqenia për të gjithë”, ka theksuar ai.

Kurti ka thënë se në këtë qeverisje do të ketë përfshirje të grave 30 për qind.

“Jemi dakorduar të kemi një dysheme prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor ku do të jenë 30 për qind gra edhe në mesin e ministreve dhe zv. ministreve. Do të kemi shumë më pak ministri dhe zv.ministra. Do të kemi më shumë angazhim dhe punë. Ekipet tona do të takohen për të harmonizuar programet tona dhe të dakordohen për programet tona. E uruam njëri tjetrin për gjithçka, dhe besoj që do të na shkojë mbarë e mirë. sepse jemi pajtuar të qeverisim bashkë. Nuk kemi diskutuar për emra të përveçëm, dhe për pozita që do të jenë ose të LVV-së ose të LDK-së, sepse duhet të presim numrimin e të gjitha votave”, ka thënë Kurti.
 

Sot mbahet Parada e Krenarisë me moton ‘Për kon t’rreh zemra’

5 orë

Për të tretën herë, në Kosovë sot do të organizohet “Parada e Krenarisë”.

Kësaj radhe, kjo do të jetë me moton “Për kon t’rreh zemra”, ndërsa marshi i ecjes mbahet sot (10 tetor) duke filluar në ora 11:30 nga sheshi “Skënderbeu” dhe përfundon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.E në fund, do të ketë edhe një koncert.

Gjatë Javës së Krenarisë, janë adresuar çështjet e gjendjes aktuale të komunitetit LGBTI në Kosovë.“Këtë vit, na rreh zemra për drejtësi. Na rreh zemra të kemi lirinë të jemi vetvetja dhe të shprehemi lirshëm. Na rreh zemra që të kemi siguri në rrugë, shkollë e institucione shtetërore.

Për një shtëpi të sigurt në të cilën trajtohemi me dinjitetin që e meritojmë. Na rreh zemra për Dashni. Na rreh zemra për njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të paradës.
 

Haradinaj pret në takim një delegacion të Bundestagut Gjerman

8 orë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pret sot në takim një delegacion nga Bundestagu Gjerman.

Delegacioni janë pjesë e Nënkomitetit për Parandalimin e Krizave Civile, Menagjimin e Konfliktit dhe Veprimeve të Integruara.

Blej dyshekun më cilësor në treg, fito dhurata në vlerë 100€

Takimi nis në ora 09:30, në ndërtesën e Qeverisë.

 

TË NGJAJSHME

20 vite më parë u themelua PDK

8 orë

Më 10 tetor të vitit 1999 është formuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Kjo parti që nga themelimi ka pasur kryetar Hashim Thaçin, që tani është president i Kosovës.

Pasi që Kushtetuta nuk lejon mbajtjen njëkohësisht të postit të presidentit dhe të kryetarit të partisë, Thaçi dha dorëheqje nga funksionet e tij në parti.

Pas kësaj, PDK ka mbajtur Kuvendin zgjedhor ku për kryetar ka zgjedhur Kadri Veselin.

Organ ekzekutiv i PDK-së është Kryesia, e cila zgjidhet nga Këshilli Drejtues.

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur historinë e saj qeverisëse nga viti 2001-2004, kur atëbotë u zgjodh kryeministër Bajram Rexhepi bashkë me 2 ministra nga tabori i kësaj partie.

Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, PDK-ja konfirmohet si forca e parë politike në vend.

PDK në zgjedhjet e mbajtura të dielën e kaluar, ka humbur primatin e partisë së parë, duke u radhitur e treta, në të cilin vend bie për herë të parë në historinë e saj.
 

Kurti sot takon Mustafën dhe Osmanin, diskutohet për formimin e qeverisë

8 orë

​Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari i kësaj partie për kryeministër të vendit, Albin Kurti ka njoftuar se sot do të takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani.

Kurti e ka bërë të ditur këtë gjatë një interviste të zhvilluar për televizionin Klan në Shqipëri,takim ky me të cilin nisin edhe negociatat për formimin e qeverisë së vendit, pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën e kaluar.

Hummus ndihmon zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave

Ai nuk ka dhënë detaje, por ka thënë se do të diskutojnë për mundësinë e koalicionit qeverisës.

“I mbetet Vjosa Osmanit me fol”, tha ai.

Takime ditë më parë ka paralajmëruar edhe Isa Mustafa.

“Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, Vjosa Osmani, do të takohemi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së”, ka shkuar Mustafa në Facebook pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Kurti insiston për një koalicion me LDK-në, në të kundërtën thotë se Kosova sërish shkon në zgjedhje.
 

UNDP i dhuron Policisë së Kosovës softuer për të përmirësuar sigurinë kibernetike

16 orë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi sot Policisë së Kosovës softuerin për ndërmarrje SPLUNK që do të përmirësojë mbrojtjen e të gjitha të dhënave të ndjeshme.

Në njoftimin e bërë për media UNDP thuhet se, ky është një hap tjetër i Programit të Sigurisë në Kosovë (KSSP) / Luftimi i Krimit Kibernetik në Kosovë (C3K) në mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Kosovës dhe palët tjera të interesit në ngritjen e teknologjisë dhe kapaciteteve njerëzore për parandalimin e sulmeve kibernetike me qëllim të rritjes së sigurisë kibernetike në përgjithësi.

“Softueri i ndërmarrjes SPLUNK do t’i ofrojë mundësinë Policisë së Kosovës të monitorojë të gjitha sistemet e informacionit në kohë reale dhe me qasje integruese. Kjo është thelbësore për mbrojtjen e të gjitha të dhënave të ndjeshme brenda Policisë së Kosovës. Softueri do të ngrisë aftësitë e zbulimit dhe t[I bëjë më efikase veprimet e sigurisë përmes reagimeve më të shpejta që për këtë qëllim, do të sigurojnë të gjithë organet e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin përfaqësues të Policisë së Kosovës, Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë dhe UNDP-së në Kosovë. Në emër të Policisë së Kosovës, Hamdi Hyseni, Drejtor i Departamentit për Shërbime Mbështetëse nënshkroi dokumentin e dorëzimit.

“Komisioni Evropian e karakterizon krimin kibernetik si një gamë e gjerë e aktiviteteve të ndryshme kriminale ku kompjuterët dhe sistemet e informacionit janë të përfshira ose si një mjet parësor ose si një objektiv kryesor. Krimi kibernetik përfshin vepra tradicionale (p.sh. mashtrim, falsifikim dhe vjedhje identiteti), vepra penale të lidhura me përmbajtjen (p.sh. shpërndarja në internet e pornografisë ku përfshihen fëmijët ose nxitje e urrejtjes racore) dhe vepra që kanë të bëjnë enkas me kompjuterët dhe sistemet e informacionit si p.sh. sulme kundër sistemeve të informacionit, mohim të shërbimit dhe malware (softuer që ka për qëllim të dëmtojë ose çaktivizojë kompjuterët dhe sistemet kompjuterike).

Programi i Sigurisë i UNDP në Kosovë (KSSP) është plotësisht i integruar në institucionet përkatëse të sigurisë me një strategji mbështetëse për palët vendore të interesit përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse të sigurisë në zhvillimin teknologjik, zbatimin dhe harmonizimin e kornizës përkatëse ligjore, strategjive dhe planeve të veprimit sipas praktikave më të mira ndërkombëtare dhe direktivës së BE-së për sigurinë kibernetike me qëllim të rritjes së sigurisë publike për të gjithë qytetarët me fokus të veçantë në sigurinë kibernetike”, bëhet e ditur në njoftim.

Projekti Luftimi I Krimit Kibernetik në Kosovë (C3K) financohet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme.

UNDP i dhuron Policisë së Kosovës softuer për të përmirësuar sigurinë kibernetike

16 orë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi sot Policisë së Kosovës softuerin për ndërmarrje SPLUNK që do të përmirësojë mbrojtjen e të gjitha të dhënave të ndjeshme.

Në njoftimin e bërë për media UNDP thuhet se, ky është një hap tjetër i Programit të Sigurisë në Kosovë (KSSP) / Luftimi i Krimit Kibernetik në Kosovë (C3K) në mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Kosovës dhe palët tjera të interesit në ngritjen e teknologjisë dhe kapaciteteve njerëzore për parandalimin e sulmeve kibernetike me qëllim të rritjes së sigurisë kibernetike në përgjithësi.

“Softueri i ndërmarrjes SPLUNK do t’i ofrojë mundësinë Policisë së Kosovës të monitorojë të gjitha sistemet e informacionit në kohë reale dhe me qasje integruese. Kjo është thelbësore për mbrojtjen e të gjitha të dhënave të ndjeshme brenda Policisë së Kosovës. Softueri do të ngrisë aftësitë e zbulimit dhe t[I bëjë më efikase veprimet e sigurisë përmes reagimeve më të shpejta që për këtë qëllim, do të sigurojnë të gjithë organet e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin përfaqësues të Policisë së Kosovës, Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë dhe UNDP-së në Kosovë. Në emër të Policisë së Kosovës, Hamdi Hyseni, Drejtor i Departamentit për Shërbime Mbështetëse nënshkroi dokumentin e dorëzimit.

“Komisioni Evropian e karakterizon krimin kibernetik si një gamë e gjerë e aktiviteteve të ndryshme kriminale ku kompjuterët dhe sistemet e informacionit janë të përfshira ose si një mjet parësor ose si një objektiv kryesor. Krimi kibernetik përfshin vepra tradicionale (p.sh. mashtrim, falsifikim dhe vjedhje identiteti), vepra penale të lidhura me përmbajtjen (p.sh. shpërndarja në internet e pornografisë ku përfshihen fëmijët ose nxitje e urrejtjes racore) dhe vepra që kanë të bëjnë enkas me kompjuterët dhe sistemet e informacionit si p.sh. sulme kundër sistemeve të informacionit, mohim të shërbimit dhe malware (softuer që ka për qëllim të dëmtojë ose çaktivizojë kompjuterët dhe sistemet kompjuterike).

Programi i Sigurisë i UNDP në Kosovë (KSSP) është plotësisht i integruar në institucionet përkatëse të sigurisë me një strategji mbështetëse për palët vendore të interesit përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse të sigurisë në zhvillimin teknologjik, zbatimin dhe harmonizimin e kornizës përkatëse ligjore, strategjive dhe planeve të veprimit sipas praktikave më të mira ndërkombëtare dhe direktivës së BE-së për sigurinë kibernetike me qëllim të rritjes së sigurisë publike për të gjithë qytetarët me fokus të veçantë në sigurinë kibernetike”, bëhet e ditur në njoftim.

Projekti Luftimi I Krimit Kibernetik në Kosovë (C3K) financohet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme.
 

Kurti: Dialogun do të udhëheq unë, jo Thaçi – po të ishin votat do të shkarkohej nga posti i presidentit

17 orë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për Kryeministër të Kosovës, u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse do të kërkojë shkarkimin e Presidentit Hashim Thaçi.

Albin Kurti la të kuptohet në emisionin Opinion, se nëse do të kishte votat do ta shkarkonte Hashim Thaçin si president.

“Problemi më i madh që kemi me Presidentin, tani ta shohim pas vendosjes sonë si qeveri dhe fitores në zgjedhje,është sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik në këto dy vitet e fundit. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme për ne para 3 viteve, për shkak se në njërën anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial me Serbinë. Ai e ka quajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm, ku Veriu është dhuratë e Rankoviçit”, tha Kurti.

Kreu i VV-së ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

“Dialogu është ndërprerë unë jam për dialog parimor, mendoj që duhet ky dialog të jetë i përgatitur mirë dhe të mos dështojë. Jam i interesuar që taksën ta zëvendësoj me parimin e reciprocitete. Në të gjitha aspektet me Serbinë duhet të sillemi në mënyrë simetrike. Të njoh dokumentacionin e Kosovës, reciprociteti sa i përket të drejtave të autorit dhe investimeve”.

Kurti tha se SHBA ka marrë rol kryesor në këtë dialog.

“Unë nuk do jem arrogant me opozitën, do krijoj një ekip negociator bashkë me opozitën nuk do lejoj që Serbia të na përçajë. Dialogun do ta drejtoj unë”, tha Kurti, duke theksuar se presidenti Thaçi nuk do të ketë asnjë rol.

“Këtë dialog do ta udhëheq unë, presidenti do të jetë president. Ai është përfaqësuesi i politikës së jashtme por jo krijues i politikës së jashtme”, theksoi ai.

Kurti: Punën si ministre ose kryeparlamentare, Vjosa Osmani do ta kryente më së miri

17 orë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha mbrëmjen e së mërkurës në “Opinion” se LDK ka pranuar në parim të hyjë në koalicion me ta për krijimin e qeverisë së re.

Albin Kurti i pyetur nga drejtuesi i emisionit për postet që mund t’i ofrojë LDK-së, tha se kryetarit të kësaj parti, Isa Mustafës mund ti ofrojë dhe postin e Presidentit.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që mund ta diskutojmë këtë gjë, por e theksoj që tani për tani është formimi sa më parë i formimit të qeverisë”, tha Kurti.

Po postet për Vjosa Osmanin?

“Unë besoj që i takon zonjës Osmani që të flasë, ajo ka dashur që të bëhet kryeministre tani duhet ta shohim se cili është plani B. Unë nuk e di cili është plani B. Unë kam pasur bashkëpunim shumë të mirë me zonjën Osmani si koleg deputetë, besoj se do të qeverisim mirë bashkë. Unë besoj që si ministre e punëve të jashtme si kryeparlamentare do të kryente më së miri”, tha Kurti.

“I pyetur nëse do të shkarkojnë Hashim Thaçin si president, ai tha: Ne e kemi kërkuar prej kohësh këtë gjë. Nuk kemi ende vota për ta bërë shkarkimin. Problemi më i madh që kemi me presidentin është ta shohim qëndrimin e tij sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme nga njëra anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial.  Unë nuk hy në pazare me Serbinë, me tokën e Kosovës. Ne nuk konsideromë që shqiptarët në Preshevë, Medvegja e Bujanovci nuk janë të barabartë me serbët e Kosovës”.
 

Numër i madh i fletëvotimeve të pavlefshme, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare kërkojnë nga KQZ t’i edukojë votuesit

 
17 orë

Një numër i madh i fletëvotimeve të pavlefshme e kanë përcjellë Kosovën edhe në këto zgjedhje parlamentare, të cilat janë mbajtur ditën e diele më 6 tetor.

Sipas Komisionit Qendror të zgjedhjeve, numri i votave të pavlefshme në këto zgjedhje është 40 mijë e 732.

Komunat të cilat kanë më së shumti vota të pavlefshme janë: Novobërda, Skenderaj,  Drenasi, Podujeva, Lipjani, Rahoveci, Dragashi, Malisheva, Kamenica dhe Vitia.

Lidhur me ketë temë, Telegrafi ka biseduar me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, të cilët bëjnë edhe monitorimin e zgjedhjeve.

Jetmir Bakija nga organizata joqeveritare “Demokracia Plus”, numëroi disa arsye që ndikojnë në numrin e madh të fletëvotimeve të pavlefshme.

Numri i lartë i votave të pavlefshme po e përcjell Kosovën që sa vite. Në zgjedhjet e kaluara të 2017-së në fakt kishim numër edhe më të lartë të votave të pavlefshme, mbi 42 mijë vota të pavlefshme. Këto vota të pavlefshme paraqesin 5% të votës të përgjithshme. Në zgjedhjet e vitit 2014 ishin mbi 30 mijë vota të pavlefshme por për shkak se kishte më pak votues, kjo shifër prapë paraqet normën e njëjtë të votës së përgjithshme. Tri komunat me më së shumti numër të votave të pavlefshme në zgjedhjet e kaluara e duket se edhe në këto zgjedhje dalin të jenë Skenderaj, Drenas dhe Novobërda, të cilat mbërrijnë normën rreth 10%. Pra gati çdo i dhjeti person hedh në kuti votë të pavlefshme. Janë së paku tri arsye pse një fletëvotim shpallet i pavlefshëm: votuesi mund të shënoj vetëm kandidatët dhe jo partinë ose shënohet më shumë se një parti ose në rastin kur me qëllim prishet fletëvotimi për shkak të pakënaqësisë së votuesit me skenën politike, apo siç njihet edhe si votë e protestës. Fletëvotimi edhe mund të prishet nga ndonjë person në kohën kur numërohen mirëpo gjasat e kësaj janë të vogla pasi ka komisionerë e vëzhgues të subjekteve të ndryshme gjatë numërimit të cilët e mbrojnë votën e të gjithëve”, ka thënë Bakija në një deklaratë të dhënë për Telegrafin.

Jetmir Bakija nga organizata joqeveritare “Demokracia Plus”

Ai tregoi se çfarë veprimesh duhet ndërmarrë në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme numri i fletëvotimeve të pavlefshme të mos jetë kaq i madh.

“KQZ pas zgjedhjeve të vitit 2014 kishte bërë një auditim të fletëvotimeve të disa kutive për të parë arsyet e votave të pavlefshme, mirëpo kjo nuk ishte përcjell me edukim të votuesve në mënyrë të targetuar. Duhet të shikohet komunat dhe lokacionet me vote të lartë të votës së pavlefshme dhe KQZ së bashku me organizata jo-qeveritare duhet të targetojnë ato komuna e lokacione për edukim se si votohet”, u shpreh ai.

Gjithashtu, drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani, tha për Telegrafin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’i kushtoj rëndësi kësaj çështje.

“Padyshim se nëpër çdo palë zgjedhje që mbahen në Kosovë kemi një numër të madh të votave të pavlefshme, ku edhe në zgjedhjet e fundit fatkeqësisht kishte një numër shumë të madh të tyre. Mendoj se KQZ duhet t’i kushtoj rëndësi kësaj çështje dhe të na jap statistika se sa është numri i fletëvotimeve ku qytetarët me vetëdije të plotë e bëjnë votën e tyre të pavlefshme dhe po ashtu të dimë numrin e saktë të fletëvotimeve të cilat qytetarët nuk kanë arrit ta kuptojnë se si të votojnë”, tha ajo.

Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani

Ajo përmendi disa raste kur qytetarët votojnë vetëm kandidatët për deputetë dhe jo subjektin politik, dhe që kjo votë shpallet e pavlefshme.

“Kemi raste kur janë plotësuar vetëm numrat e deputeteve por jo edhe partia në këtë rast i bie që ata se kanë pasur të qartë mënyrën e votimit, ashtu siç edhe kemi raste kur qytetarët kanë bërë votën e tyre të pavlefshme me vetë dëshirë ngase nuk iu ka pëlqyer asnjëra nga ofertat e tyre që në këtë rast dallon shumë nga ato rastet tjera kur një kategori e qytetarëve nuk kanë arrit ta kuptojnë drejtë mënyrën e votimit”, theksoi ajo.

 

Më poshtë Telegrafi ua sjellë numrin dhe përqindjen e votave të pavlefshme në zgjedhjet 2019 në Kosovë:

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, partia fitues është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 203 mijë e 52 vota ose 25.49 për qind. Pas VV-së, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 197 mijë e 702 vota ose 24.82 për qind. Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 169 mijë e 211 vota ose 21.24 për qind.
 

Kurti deklarohet pas takimit me Grenell: Përmbajtja e dialogut me Serbinë është më e rëndësishme se sa afatet

18 orë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në “Twitter”, ka njoftuar për takimin e sotëm me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kurti ka thënë se në takim ka falënderuar Richard Grenell për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, për Kosovën në kohë lufte dhe paqeje, transmeton Telegrafi.

“Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë thash se përmbajtja e tij është më e rëndësishme sesa afatet”, ka shkruar Kurti në Twitter.

 

 

Veseli e Haradinaj arrijnë në takim tek GrenellVeseli e Haradinaj arrijnë në takim tek Grenell
 

I dërguari Special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell ka takuar gjatë ditës edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si dhe disa nga liderët politikë.
 

Historia e shengenit ballkanik – ideja e viteve ’90-ta dhe konkretizimi në Samitin e Triestes

18 minuta

Ideja e shengenit ballkanik, qarkullon në fakt prej kohësh, por aktorët kanë ndryshuar.

Që në fillim të viteve ’90-ta, Adem Demaci, doli me idenë e një konfederate të Ballkanit, pjesë e të cilës do të ishin Kosova, Serbia, Mali i zi dhe Maqedonia, pa ndryshim të kufijve të atëhershëm, por kjo ide nuk u pranua nga Beogradi. Në 2010, ishin presidentët e katër vendeve të rajonit, ai kosovar Fatmir Sejdiu, ai shqiptar, Bamir Topi, presidenti malazez Filip Vujanoviq dhe presidenti maqedonas, Geoge Ivanov që folën për një mini-shengen ballkanik e sipas tyre, realizimi praktik i kësaj nisme ishte i afërt.

Ideja u duk se u përgjum për pak kohë për tu rishfaqur fuqishëm në prapaskenat e asamblesë së përgjithshme të kombeve të bashkuara, në shtator, kur ishte presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ai që foli për mini shengenin ballkanik, pjesë të cilit do të ishin Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. I pyetur nga gazetarët, nëse edhe Kosova do të ftohej të ishte pjesë e këtij shengeni ballkanik, Vuçiq tha se, “është e rëndësishme për Serbinë që Prishtina të përfshihet në këtë proces”.

Sidoqoftë, Kosova, por edhe mali i zi, e kundërshtojnë mini-shengenin ballkanik, pasi e shohin atë një rikthim të ish-Jugosllavisë.

Nënshkruhet deklarata për lëvizjen e lirë të mallrave ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe SerbisëNënshkruhet deklarata për lëvizjen e lirë të mallrave ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë
 

Tani, autoritetet e Serbisë thonë se shengeni ballkanik do të ndikojë në aspektin ekonomik në rajon. Le të fillojmë me këto tre shtete, në aspektin strategjik shumë me rëndësi, për të shkuar poshtë, drejt Greqisë, drejt porteve të Shqipërisë, dhe kjo për Serbinë ka një rëndësi të madhe”, thotë zëvendëskryeministrja serbe. Edhe kryeministri Rama, nga Nju Jorku, tha se shengeni rajonal do të ndihmonte në heqjen e kufijve në Ballkan për njerëzit dhe mallrat ndërsa Maqedonia e Veriut e vuri theksin tek përfitimet e mëdha ekonomike për rajonin.

Ndërsa, Prishtina, ende pa një reagim zyrtar, por përmes zërit të ish-kryenegociatorës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e ka kundërshtuar shengenin e ballkanit, duke e quajtur atë një tendencë neo-jugosllave që do ti shkaktonte dëm Ballkanit dhe Evropës. Ballkani-sipas saj- nuk duhet të jetë i interesuar që t’i hap kufijtë mes tyre, por drejt BE-së. /TCH/
 

Rama-Vuçiq-Zaev shtrëngojnë duart: Nuk do ta presim Bashkimin Evropian, s’jemi prioritet i tyre

3 orë

Edi Rama, Alekandar Vuçiq dhe Zoran Zaev u zotuan sot se do të çojnë përpara të gjitha angazhimet që kanë marrë për bashkëpunimin e thellë midis tre shteteve.

Duke folur në konferencën e përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zav, Rama tha se angazhimet dhe projektet që synohen të çohen përpara janë dakordësuar në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai theksoi se Ballkani Perëndimor nuk është më prioritet i Bashkimit Evropian, por kjo nuk duhet t’i pengojë tre shtetet që çojnë përpara axhendën e bashkëpunimit.

“S’ka ndryshim agjende në raport me partnerët ndërkombëtarë, por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh pa pritur që Bashkimi Evropian të ketë kohë të merret me ne. Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE-së, prioriteti i tyre është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten. Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE-së, por të avancojmë duke strukturuar një veprim shumë më aktiv”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar garantoi se në bashkëpunimin midis tre shteteve nuk ka asgjë të panjohur nga çfarë është diskutuar më parë edhe me shtetet e tjera të rajonit.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha se në takimin e sotëm kanë nënshkruar një dokument, i cili sipas tij përmban zbatimin e katër lirive kyçe: lirinë e shërbimeve, lirinë e kapitalit, lirinë e qytetarëve dhe lirinë e lëvizjes së mallrave.

“Dokumenti që kemi nënshkruar përmban zbatimin e katër lirive kyçe që janë të pranuara ndërkombëtarisht: liria e shërbimeve, liria e kapitalit, liria e qytetarëve dhe liria e lëvizjes së mallrave. Besojmë se qytetarët e vendeve tona meritojnë të ardhme më të mirë dhe standarde më të mira. Është koha që me mënyra të reja t’i përmirësojmë marrëdhëniet tona. Qëllimi jonë është që deri më 2021 të mundësojmë me letërnjoftim të kalojmë kufijtë e këtyre shteteve”, tha mes tjerash Vuçiq.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, tha se takimi i sotëm dhe të tjerët që do të jenë në të ardhmen, janë për të krijuar Ballkan që do të respektohet nga të tjerët, që do të jetë më konkurrent dhe më tërheqës për investuesit, si dhe të rinjtë.

“Qëllimi jonë është për standard më të madh, më shumë para dhe fuqi ekonomike më të madhe, si dhe vende të reja pune, në mënyrë që të rinjtë të mësojnë, studiojnë në cilin do rajon dhe të mund të punësohen”, tha Zaev.

Ai shtoi se në hapjen e përbashkët të kësaj iniciative është që të dërgohet mesazhi se Ballkani nuk është më fuçi baruti, por rajon i stabilitetit.

Zaev gjithashtu theksoi se bashkëudhëheqja e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit do të jetë nxitës për këtë iniciativë./Telegrafi/TCh/
 

Detaje të reja nga vrasja në Kavajë

4 orë

Për ngjarjen në Kavajë ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur, në pranga ka rënë edhe një 27 vjeçar.

I arrestuari është shtetasi B. Toçi, 27-vjeç, vëllai i policit të plagosur në këtë ngjarje, Bledar Toçi.

Prishtina dominohet nga e portokallta – Prezantohet ikona Clio e re

Pasi ka ndodhur vrasja, policia ka ushtruar kontroll në banesën e të plagosurit dhe ka gjetur shtatë doza kokainë që i përkisnin 27 vjeçarit. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shkojnë njëkohësisht tek e dashura e përbashkët, dy burra në Kavajë përplasen me armë - një i vdekur dhe një i plagosurShkojnë njëkohësisht tek e dashura e përbashkët, dy burra në Kavajë përplasen me armë - një i vdekur dhe një i plagosur
 

Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe Bledar Toçin, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. /TCH/

 

TË NGJAJSHME

Tension te Drejtoria e Policisë së Tiranës, protestojnë banorët e Unazës së Re

4 orë

Ka nisur me tension protesta e banorëve të “Unazës së Re” përpara ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Një prej banorëve ka tentuar të thyejë derën kryesore të godinës së policisë, por është ndaluar nga protestuesit e tjerë.

Mëngjesin e sotëm u shoqëruan disa banorë të asaj zone, çka ka ngjallur reagimin e ashpër të të afërmve të tyre.

Aktualisht përpara ambienteve të Drejtorisë të Policisë ndodhen edhe disa prej ish-deputetëve të PD dhe LSI.

Banorët e “Unazës së Re” protestojnë prej gati një viti kundër projektit që parashikon zgjerimin e rrugës dhe shembjen e shtëpive të tyre. /TCH/

Te Gjitha Keto Informata u mundesuan Nga Info-Kosova (Lon Jashari) Ju Faleminderit

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free